Flash

Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari: I paftyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelë!

Lapsi.al 27 June 2021
Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari: I

Pas masakrës për shezlonget në plazhin e Velipojës atje ka udhëtuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Prania e tij në skenën e krimit me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve, hotelet e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit.

EMRAT/ Kush janë katër të vrarët e masakrës pas mesnate në Velipojë

Për të qenë i sigurt se udhëtimi i tij drejt vendit të ngjarjes pas mesnate nuk do të kalonte pa u vënë re, Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës. Por njëri prej tyre, Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të paftyrë” Drejtorin e Policisë duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi. Statusi i plotë i gazetarit Nabolli:

 Ky eshte drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!

I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!

I paftyre….

Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!

Rezultati dihet… si sonte!!

Të këshilluara

Edhe Zvicra heq kufizimet për shqiptarët

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se Zvicra ka hequr të gjithë kufizimet për pasagjerët shqiptarë që do të udhëtojnë në këtë vend. Për të udhëtuar drejt Zvicrë...

16:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI