Flash

Goditet në Fier grupi që prodhonte kriptomonedha, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Lapsi.al 26 June 2021
Goditet në Fier grupi që prodhonte kriptomonedha, një i arrestuar

Policia ka arrestuar një person, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për vepra penale që lidhen me fushën e krimit kibernetik.

Operacioni është drejtuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit.

Si rezultat i hetimeve të kryera u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Fabrika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 26 vjeç, banues ne Tiranë, u shpall në kërkim shtetasi F. K., 25 vjeç, banues në Sarandë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi F. B., 61 vjeç, banues në Fier. Për këta shtetas u dërguan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Policia thotë se këta persona dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare, si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike për sa i përket montimit të pajisjeve elektrike, marrjen e energjisë elektrike etj., por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti për sa i përket të ardhurave etj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj. Policia thotë se punon për evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Të këshilluara

Arrestohen tre shpërndarës droge në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi dy prej tyre janë kapur me lëndë narkotike në hyrje të një pallati, ndërsa një tjetri iu konstatuan gjatë k...

13:02

Tre të arrestuar në Fier (Akuzat)

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier. Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. “Specialistë...

12:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI