Flash

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, përdori të miturin për të vjedhur një motor

Lapsi.al 26 June 2021
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, përdori të miturin

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur një motor në rrugën “Nikoll Kaçorri”. Policia njofton se autori për të arritur qëllimin që ishte vjedhja e motorit ka përdorur një fëmijë të mitur, 13-vjeç. Pasi e ka vjedhur mjetin ai e ka fshehur atë përkohësisht në banesën e një 30-vjeçari, i fundit ky që është proceduar penalisht.

“B. H., 35 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Nikoll Kaçorri”, duke përdorur shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit P. Ll dhe më pas e ka fshehur përkohësisht në banesën e K. K., 30 vjeç, i cili u procedua penalisht pasi dyshohet se kishte dijeni për vjedhjen e kryer”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburantin dhe disa mjete të parkuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 31 vjeç, J. M., 20 vjeç dhe H. S., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburant në disa mjete të parkuara”, bën me dije policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tre të arrestuar në Fier (Akuzat)

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier. Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. “Specialistë...

12:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI