Flash

Marrëveshja me Greqinë, Shkupi do të nisë ndryshimin e pasaportave

Lapsi.al 26 June 2021
Marrëveshja me Greqinë, Shkupi do të nisë ndryshimin e

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gradualisht do të nisë ndryshimin e pasaportave. Ndryshimi do të jetë tek emri që ato do të mbajnë. Nga “Maqedonia” tashmë pasaporta do të mbajë emrin “Maqedonia e Veriut”, në përputhje me emrin e ri kushtetues të vendit dhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Njoftimi u bë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një ligjvënës i opozitës, duke theksuar se transferimi i të dhënave në sistemin e ri është në proces.

“Të dhënat do të transferohen në sistemin e ri të modernizuar dhe pastaj do të fillojë lëshimi i të gjitha dokumenteve që do të harmonizohen me Kushtetutën, me emrin e ri kushtetues”, tha Spasovski.

Të këshilluara

Tre të arrestuar në Fier (Akuzat)

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier. Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. “Specialistë...

12:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI