Flash

Edhe Zvicra heq kufizimet për shqiptarët

Lapsi.al 26 June 2021
Edhe Zvicra heq kufizimet për shqiptarët

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se Zvicra ka hequr të gjithë kufizimet për pasagjerët shqiptarë që do të udhëtojnë në këtë vend.

Për të udhëtuar drejt Zvicrës tashmë do të nevojitet vetëm bileta, pasaporta dhe maska!

Ndërkohë që Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë : Austria, Hollanda, Belgjika dhe Zvicra.

“Zvicra. Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska”, thuhet në njoftimin e bërë nga TIA.

Më herët, TIA njoftoi se Franca gjithashtu ka zbutur kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, ndërsa sa i takon personave të pa vaksinuar, ata mund të udhëtojnë vetëm nëse kanë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Personat që janë të vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të lirë të hyjnë në Francë, kurse vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Të këshilluara

Arrestohen tre shpërndarës droge në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi dy prej tyre janë kapur me lëndë narkotike në hyrje të një pallati, ndërsa një tjetri iu konstatuan gjatë k...

13:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI