Flash

Shkaktoi aksidentin me katër të vdekur, Igli Madani lihet në "arrest me burg"

Lapsi.al 27 June 2021
Shkaktoi aksidentin me katër të vdekur, Igli Madani lihet në

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Igli Madani.

Merdani është drejtuesi i mjetit ti ''Audi'' që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë.

Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime 

Ai nuk ishte i pranishëm në dhënien e masës së sigurisë, ndërsa u paraqit avokati i tij me prokurë, Remzi Mehmetaj.

Igli Madani ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore, qafë dhe në trup.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 qershorit, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” rreth orës 08:23.

Mjeti tip “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje.

Më pas ''Audi" u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal, ku mbetën të plagosur 3 personat që ishin brenda mjetit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI