Flash

Babai i dy të vrarëve në Velipojë: Shteti u vonua për ndarjen e plazhit, ndaj nisi konflikti!

Lapsi.al 27 June 2021
Babai i dy të vrarëve në Velipojë: Shteti u vonua për

Pjetër Gocaj, babai i dy viktimave Edmondit dhe Xhovanit tregoi për gazetarët se shkak i konfliktit në Velipojë ka qenë vonesa për marrjen e një vendimi nga administrata shtetërore për ndarjen e plazhit për vendosjen e shezlonave. Ai tha se ende në fund të qershorit, administrata shtetërore nuk kishte ardhur të bënte ndarjen e plazhit dhe kjo kishte bërë që djemtë e tij ta ndanin vetë plazhin me familjen Ferracaku. Pikërisht për këtë kishte nisur konflikti.

"I kam vendos në qershor, ku i kam pas vjet. Në qershor filloi ndarja, ia dhanë atij. Kur të vinte shteti të bëjë ndarjen, unë do prisja shtetin. Mirë do ishte të kishin ardh më herët, jo me u vonu. " tha Pjetër Gocaj, duke shpjeguar "Shteti është duke i ndarë se nuk ka mbaruar procesi. I kam pas unë vjet, sivjet ia dhanë atij. Tashi i kam thënë: Sa të vijë shteti! Se edhe mua më takon të mi japin, diku tjetër, por "sa të vijë shteti" Unë i kam pas afër, këtu i ke marrë ti. Ti gëzosh. Të vijë shteti tani. Ai ka, të vjetshmet është duke i shfrytëzu. U ngutën, erdhën."

Prej disa javësh ka pasur ankesa për administratën e Ministrisë së Turizmit që nuk ka bërë ende ndarjen e duhur të plazheve për bizneset. Kjo apati duket se u ka lënë rrugë të lirë vetëgjyqësisë në Velipojë që përfundoi me 4 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Të këshilluara

Edhe Zvicra heq kufizimet për shqiptarët

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se Zvicra ka hequr të gjithë kufizimet për pasagjerët shqiptarë që do të udhëtojnë në këtë vend. Për të udhëtuar drejt Zvicrë...

16:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI