Flash

Çitaku: Thaçi më propozoi të merrja postin e Presidentit para se të ikte në Hagë

Lapsi.al 24 June 2021
Çitaku: Thaçi më propozoi të merrja postin e Presidentit

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar si pasuese të postit të tij kur në qershor të vitit të kaluar u publikua propozim-aktakuza ndaj tij.

“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jo korrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pas me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.

Çitaku tha se ajo e kishte refuzuar këtë propozim të ish-presidentit Thaçi, sepse i ishte dukur jo etike ta marrë postin e të parës së shtetit në atë kontekst politik.

“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”, - tha Citaku për median në Kosovë.

Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar UÇK-ja dhe jo individët.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI