Ka një konsensus të gjërë ndërkombëtar për ti vënë kapakun asaj që ndodhi në 25 pril. Madje Ambasadori Luigi Soreca jo vetëm që nuk sheh probleme me zgjedhjet e fundit parlamentare, por ai i vlereson ato si një provë se Shqipëria e meriton tashmë fillimin e bisedimeve me BE-në.
Nga ermeti ku ndodhjen per javen e Europes Soreca tha se janë plotësuar të gjitha kushtet që të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, që do pasonte marrjen e vendimit për çeljen zyrtare të negociatave.
"Sa i përket Bashkimit Europian, ne mund të themi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare...Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra për ne test ishte dita e zgjedhjeve! Shumë e rëndësishme ishte se si do të zbatohej Kodi Zgjedhor" tha ai duke bërë një dallim të qartë mes standarit të aplikuar ndërkombëtarisht, atij të një procesi të ndershëm dhe te lirë zgjedhor dhe standarit të vëzhgimit vetëm të ditës kur votohet.
©Lapsi.al