Flash

Kadilli: Rama mundet, dua të zgjoj individin politik që nuk e shet më votën

Lapsi.al 25 May 2021
Kadilli: Rama mundet, dua të zgjoj individin politik që nuk e shet

Teksa prezantoi programin e tij si kandidat me qëllim marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli premton sipas tij një PD ndryshe.

Gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, ai tha se është emergjente ndryshimi i strukturave të partisë. Kadilli e cilësoi si kor forumin e grave të PD të drejtuar nga Albana Vokshi. Sipas tij ky forum nuk prodhon asgjë.

“Po flasim për pasionin politik. Unë di që në statutin kësaj partie që gjitha ato që janë pjesë e lidhjes demokratike të grave janë pjesë e partisë. Një organizatë partnere kot që nuk prodhon asgjë. Unë dua një organizatë për të që të sjellë shqetësimin e grave në PD. Është një shterpësi politike. Nuk jam marrë kurrë me këtë sektor të politikës, por është ulëritëse.

Një nga gabimet që është bërë është që partitë politike e kanë tradhtuar qytetarin si qenie që ka nevojë për ofertë materiale. Edi Rama u jep lekë, ne u propozojmë disa lekë më shumë për rritjen e rrogës. Unë dua të zgjoj individin politik që nuk e shet më votën. Nuk e shkëmben më kryetarin e opozitës me një thes miell. Kjo është opozita që dua të bëj unë. Rama mundet. Nuk ka politikë me Rama ik. PD ime do ta mundë,” deklaroi Kadilli.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI