Flash

Deputetja e PS: Meta shkeli parimin "mbi palët"

Lapsi.al 25 May 2021
Deputetja e PS: Meta shkeli parimin "mbi palët"

Klotilda Bushka, anëtare e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta liston disa nga shkeljet e pretenduara të këtij të fundit për të cilat PS duan shkarkim.

Bushka tha se presidenti duhet të jetë mbi palët duke mos u bërë palë me asnjë parti politike, ndërsa theksoi me ironi se nëse ai zgjedh të sillet si subjekt politik, në zgjedhje do kishim edhe partinë e presidentit.

“Presidenti është mbi palët. Komisioni i Venecias ka dalë në përfundim se presidentit nuk duhet të mbajë anë politike. Ai duhet të duket i paanshëm në sytë e publikut. Kjo është asnjëanësia në rolin e presidentit. Roli i tij është të jetë përfaqësues i të gjithëve. Komisioni i Venecias në raportin e fundit ka qartësuar se posti i kërkon presidentit të mbajë një rol neutral.

Në të gjitha deklaratat apo daljet publike jemi përpara shkeljeve nga ana e presidentit të cilat janë të përcaktuara në nenin 86 të kushtetutës dhe nenit që cakton detyrat sa i takon kompetencave. Nëse këto veprime apo akte janë të rënda apo jo, duhet t’i analizojmë në përputhje me qëllimin e veprimeve që përbëjnë shkelje. Duhen parë në lidhje me impaktin që kanë parë në publik.

Nëse i referohemi qëllimit duhet qartësuar që në deklaratat e presidentit dhe tërësinë e akteve nuk vihet re ndonjë veprim koordinues. Nëse ne do kemi një zyrtar që etiketon institucionet e shtetit me këtë gjuhë është shkelur parimi kryesor. Intimidimi i institucioneve nuk mund të jetë i ligjshëm. Nëse i marrim deklarata me rëndësinë e të drejtës së shkelur.

Thirrjet e presidentit nuk mund të mos ndikojnë në periudhë zgjedhore kur subjektet politike garojnë. Një subjekt që është përfaqësues i unitetit nuk duhet të veprojë si subjekt politik. Përndryshe do kishin një parti tjetër në zgjedhje që do ishte partia e presidentit”, u shpreh Bushka.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI