Flash

Kosovë/ 31 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 23 May 2021
Kosovë/ 31 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.  Sipas të dhënave, gjatë kësaj kohe janë regjistruar 31 raste të reja të infektuara me virus. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

 

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq", njofton IKShPK.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI