Flash

Përdorën test të falsifikuar për të kaluar në Rinas, 6 shtetas procedohen penalisht

Lapsi.al 15 May 2021
Përdorën test të falsifikuar për të kaluar në

Nëntë persona janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të kalojnë me test Covid të falsifikuar në Rinas.

Këta persona  kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Sipas uniformave blu 3 të tjerë janë proceduar  gjithashtu për kalim të paligjshëm të kufirit.

"Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 9 shtetas, nga këta 6 për tentativë të kalimit të kufirit me test të falsifikuar të COVID-19 dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe  dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale   ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI