Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kolonjë, te vendi i quajtur kthesa e Bubullimës, në Lushnjë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai me të bijën. Paraprakisht dyshohet se makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.
Ende nuk dihen detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-14-at-2.04.40-PM.mp4"][/video]