Flash

Mjeku Kalo: Prej 24 orësh në urgjencën e spitalit infektiv nuk është paraqitur asnjë pacient me Covid-19

Lapsi.al 8 May 2021
Mjeku Kalo: Prej 24 orësh në urgjencën e spitalit infektiv nuk

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë sa i takon përballjes me Covid 19, për të cilën thotë me bindje se jemi duke shkuar në fund të tunelit. Mjeku shkruan se prej 24 orësh, për herë të parë që nga Marsi i 2020-tës, në urgjencën e infektivit nuk është paraqitur asnjë pacient i infektuar nga Covid.

“E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19”, kështu shkruan mjeku në një postim në rrjetin social“Facebook”, ndërsa sqaron se për të folur me siguri është shumë shpejt, por me rëndësi është që situata epidemiologjike po shkon drejt përmirësimit.

Mjeku infeksionist shprehet se në mjediset spitalore ka ende të sëmurë në gjendje të rëndë, po ashtu ka edhe jo pak të sëmurë të cilët mjekohen në banesat e tyre, por tani nuk është momenti për t’u dorëzuar.  Mjeku infeksionist shprehet se në mjediset spitalore ka ende të sëmurë në gjendje të rëndë, po ashtu ka edhe jo pak të sëmurë të cilët mjekohen në banesat e tyre, por tani nuk është momenti për t’u dorëzuar.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI