Partia Demokratike ka denoncuar sot skemën, që sipas Selisë Blu, është përdorur për të blerë vota në Bashkinë e Rrogozhinës me nga 1 deri në 35 milionë lekë për familje. Nga foltorja e PD-së, deputetja e Kavajës Grida Duma ka denoncuar funksionarët publik dhe mënyrën që sipas PD-së u manipuluan votat nga “aleanca Rama-Doshi-Rakipi.
Duma deklaroi se PD i kallëzoi në SPAK të gjithë personat e përfshirë, por shtoi se edhe pse pati 3 javë në dispozicion, kjo prokurori heshti.
“Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.
Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës”, thekson Duma.
