Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, ku janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër është devijuar në rrugën dytësore Kakarriq- Gjadër. Siç shihet nga pamjet makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të mëdha.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-07-at-12.24.09-PM.mp4"][/video]