Flash

Meta në ditën Botërore të Medias: Dhuna dhe censura ndaj gazetarëve janë shtuar

Lapsi.al 3 May 2021
Meta në ditën Botërore të Medias: Dhuna dhe censura ndaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shtuar, sëbashku me censurën dhe autocensurën.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Presidenti thekson se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe se kjo duhet të mbrohet dhe inkurajohet çdo ditë.

"Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!", shkruan Meta.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik me qëndër të pozicionuar  në gadishullin Apenin e cila po ndikon mot relativisht...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI