Kryeministri Edi Rama i pranishëm në qytetin e Vlorës ka inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë. Rama thekson se me përfundimin e punimeve në këtë kantier, Bulevardi Qendror i qytetit do të lidhet me detin, përmes një aksi vertikal. Sipas tij me këto ndërhyrje do të marrë pamjen e një oazi të veçantë gjelbërimi.
“ Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, përmes të cilit Bulevardi Qendror do të lidhet me detin në një aks vertikal dhe ku do të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, ujrash, argëtimi, nostalgjie ”, shkruan Rama.