Një 50-vjeçare është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku jeton, por fatmirësisht nuk ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Belushi” në kryeqytet. 50-vjeçarja H.F ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.