Flash

Vrojtimi i gjendjes financiare tregon se kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

Lapsi.al 3 May 2021
Vrojtimi i gjendjes financiare tregon se kriza ka goditur më shumë

Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznesin e vogël. Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën e dytë të vitit 2020 tregoi se ndërmarrjet në tërësi vazhduan të raportonin shitje më të ulëta krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit ecuria ka qenë e ndryshme, në varësi të përmasave të biznesit.

Ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë raportuar ecuri më të mirë të shitjeve dhe gjendjes financiare krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ndërsa bizneset e vogla raportuan shitje të dobëta, rritje të kostos së borxhit dhe pritje pesimiste për të ardhmen. Të gjitha bizneset e anketuara vlerësuan pandeminë si faktorin me ndikimin kryesor në aktivitetin e tyre.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shprehur se veprimtaria e tyre është tkurrur, ndërsa vetëm bizneset e mëdha raportuan një rritje të lehtë për periudhën. Ndikimet më të mëdha të krizës në bizneset e vogla konfirmohen edhe nga bankierët. Flutura Veipi, drejtore e përgjithshme e Union Bank, thotë se biznesi i madh dhe i mesëm ka më shumë mundësi për ta kaluar krizën, ndërsa bizneset e vogla dhe mikro kanë më pak alternativa, sepse nuk kanë kapitale të akumuluara apo likuiditete shtesë.

“Te klientët më të vegjël pasojat janë të prekshme në momentin që flasim. Biznesin i vogël u prek më shumë dhe kjo solli edhe rënie të kërkesës së tyre për kredi, gjendje që vazhdon të jetë e tillë edhe sot,” thotë ajo për revistën Monitor.

Gjysma e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se e kanë financuar veprimtarinë e tyre nëpërmjet shitjeve. Mbështetja vetëm në këtë burim është zgjeruar për të tre grupet e ndërmarrjeve. Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme, por është ngushtuar për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Peshën kryesore në këtë aspekt e zë financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura. Megjithatë, anketimi tregon se gjatë kësaj peridueh pesha e bizneseve huamarrëse është rritur. Rreth 41% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se kanë aktualisht hua për të paguar: kjo peshë ka shënuar një rritje me 1.7 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 4.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Lidhur me projeksionet e bizneseve për përdorimin e huasë në të ardhmen, vlera e indeksit të planifikimit të huamarrjes ka ngelur e pandryshuar krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Drejtuesit e ndërmarrjeve vlerësojnë se ecuria e pandemisë do të ndikojë ndjeshëm në vendimmarrjen e ndërmarrjeve lidhur me investimet apo zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Për gjysmën e parë të vitit 2021, ndërmarrjet e mëdha janë shprehur optimiste, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme ngelen pesimiste për ecurinë e biznesit të tyre. Pritshmëritë janë veçanërisht më negative për bizneset e vogla./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik me qëndër të pozicionuar  në gadishullin Apenin e cila po ndikon mot relativisht...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI