Flash

Policia italiane arreston të riun shqiptar me kokainë në vlerën e 150 mijë eurove

Lapsi.al 30 April 2021
Policia italiane arreston të riun shqiptar me kokainë në

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove. Mediat italiane bëjnë të ditur se 23-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërti të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë eurove. Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim.

I riu shqiptar aktualisht është në burgun e Brescia-s.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime e vranësira kalimtare dhe shumë i ngrohtë në të gjithë territorin.Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje prej 1...

07:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI