Flash

Veliaj falënderon patronazhistët: I shtrij dorën kundërshtarëve tanë, për të mirën e komunitetit

Lapsi.al 27 April 2021
Veliaj falënderon patronazhistët: I shtrij dorën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se PS ka fituar njësinë 2 në Tiranë. Në këtë komunikim nuk ka munguar as falenderimet për çdo socialist, nisur nga numëruesit, komisionerët, por dhe patronazhistët. Këta të fundit janë përmendur si ndër kontribuesit kryesor të fitores gjatë shumë njoftimeve të figurave kryesore të Partisë Socialiste:  qoftë nga kryeministri Rama, qoftë nga kryebashkiaku Veliaj. Kreu i bashkisë Tiranë tha se dy kandidatët për këtë zonë nga opozita dhe maxhoranca duhet të punojnë bashkë për të mirën e komunitetit.

"Nuk ka rëndësi nëse jeni nga Sauku apo nga rruga e Elbasanit. Faleminderit të gjithë qytetarëve. Ka qenë një ditë natë 72 orëshe. Falenderoj të gjithë komisionerët, numëruesit, patronazhistët e të gjithë bashkë. Nga sot fillojmë punën. Sot i shtrijmë dorën kundërshtarëve tanë. Fushata mbaroi dhe çdo lloj qejfmbejtje duhet të jetë pjesë e të kaluarës. I kam kërkuar Benit të telefonojë Joridën . Duhet që të punojnë bashkë për të mirën e njësisë. Unë besoj fort që skuadra jonë e ka dinjitetin të shtrijë dorën e bashkëpunimit që njësia dy të ecë akoma më përpara”, deklaroi Veliaj.

Të këshilluara

PS shpallet fituese edhe në Belsh e Librazhd

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Belshit dhe atë të Librazhdit, ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste. Kështu, rezultatit në 45 KZAZ-...

17:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI