Flash

Njohje e Kosovës? Vuçiç: Gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme

Lapsi.al 20 April 2021
Njohje e Kosovës? Vuçiç: Gati të diskutoj të gjitha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për një televizion boshnjak të diskutojë të gjitha kompromiset e mundshme në dialogun me Kosovës.

Pala kosovare i ka bërë të qarta kërkesat e saj prej kohësh, ndër to edhe njohja reciproke, por Vuçiç thotë se s’mund të flasë për zgjidhje ideale pasi do të zbulonte disa nga hartat e ndryshimit të territorieve.

Ai thekson se Serbia e meriton të jetë në BE, por jo që vendi i tij të copëtohet në funksion të anëtarësimit.

Vuçiç kërkon që mos lihet mbrapa asnjë konflikt i ngrirë dhe t’u pasohet brezave të ardhshëm.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI