Flash

Meta mbërrin në Kavajë: Të jetë gjaku i fundit për zgjedhje, Rama t’i thërrasë mendjes

Lapsi.al 19 April 2021
Meta mbërrin në Kavajë: Të jetë gjaku i fundit për

Presidenti Ilir Meta vizitoi mbrëmjen e sotme selinë e Partisë Demokratike në Kavajë ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Presidenti i bëri thirrje kryeministrit Rama t’i thërrasë mendjes pasi Shqipëria është bërë gaz i botës.

“Kam një paralajmërim; të jetë gjaku i fundit për zgjedhje! Ti as Kushtetutë nuk njeh, por nuk njeh rregullat e shqiptarit. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD-së. I keni lëshuar banditët tërë natën. Iu ke mbushur mendjen se gjoja ke mandatin e tretë.

Prandaj thirri mendjes. Lëri qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ke bërë qindra krime zgjedhore këto ditë. Je ti që i fute kriminelët në politikë. Nga njëra anë i ke hequr dhe nga ana tjetër, drejtojnë atje. I ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe shërim! Ardi Veliu lëri motivet e dobëta.

Është serioze çështja. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin sepse do ketë veprime spektakolare që nuk u shkon mendja. Nuk preket më vota e asnjë shqiptari. Ka çuna problematikë? Po kur të bëhet gjithë populli problematik me Presidentin në krye? Mblidh mendjen Edi Rama se u bëmë gazi i botës” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI