Flash

Sulmi i prokurorisë mbi lapsi.al/ Lubonja: Skandal! Goditet gazetaria dhe jo patronazhistët

Lapsi.al 19 April 2021
Sulmi i prokurorisë mbi lapsi.al/ Lubonja: Skandal! Goditet gazetaria dhe

Analisti Fatos Lubonja ka folur për përdorimin e të dhënave personale, duke e cilësuar atë si një skandal. Ai thotë se Prokuroria po “godet” gazetarinë që nxori skandalin dhe jo PS-në.

“Për të dhënat personale që është një skandal, Prokuroria shkon te dera e lapsit dhe nuk kap patronazhistët, në lidhje me skandalin e të dhënave. Provat janë aty. Të hetojë Prokuroria. Në vend se Prokuroria të hetojë patronazhistët, i hyn gazetarisë. Si mos presësh në këto kushte, të mos ketë tension”, - u shpreh Lubonja që foli edhe për krijimin e partive të reja.

“Më 2013, kur kam mbështetur rotacionin, kam thënë se duhej frenuar autoritarizmi i Berishës në atë kohë dhe kam dashur që shqiptarët të shohin se dhe Rama është pjesë e të njëjtit sistem e të ngriheshin parti të reja. Jam skeptik për forcat e reja. Idealisht i dua, por në mënyrë praktike, e shoh të vështirë. Duhet bashkim i opozitës që të frenojmë autoritarizmin e maxhorancës” – tha Lubonja në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI