Flash

Plagosja në zyrën e PD/ Edhe Presidenti Meta do të niset drejt Kavajës

Lapsi.al 19 April 2021
Plagosja në zyrën e PD/ Edhe Presidenti Meta do të niset drejt

Për ngjarjen e ndodhur në një zyrë të PD-së në Kavajë ku një person është plagosur me armë ka reaguar edhe Presidenti Meta. Në një reagim të zëdhënësit të tij thuhet se Presidenti i Republikës po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

“Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV "Skampa", bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit. ??” – thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Presidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PDK paralajmëron protesta në Kosovë

PDK-ja mendon se kryeministri Albin Kurti nuk po e drejton mirë vendin, ndaj dy muaj pas zgjedhjeve, po synon protesta kundër tij. Sekretari organizativ i PDK-s...

16:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI