Flash

Shkullaku për VOA: Vendimi për sekuestrimin e serverave, me urdhër nga lart

Lapsi.al 19 April 2021
Shkullaku për VOA: Vendimi për sekuestrimin e serverave, me

Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot në zyrat e gazetarëve të redaksisë Lapsi.Al dhe kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale, që sipas redaktorëve, mund të jenë siguruar prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.

Gazetarët nuk dorëzuan materialet, duke thënë se po mbrojnë burimin e tyre të informacionit, ndërsa PS ka hedhur poshtë njoftimet se ajo po përdor këtë databazë. Gjyqtarja Iliriana Olldashi kish firmosur dje një vendim, që të sekuestrohet cdo material që është në përdorim nga lapsi.al. me këtë vendim në dorë, policia gjyqësore shkoi në zyrat e redaksisë Lapsi.al, për të marrë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale të gjithë votuesve të kryeqytetit. Sipas gazetarëve të Lapsi.al, databaza mund të jetë siguruar nga Partia Socialiste dhe po përdoret për fushatë zgjedhore.

Ata nuk i dorëzuan materialet dhe as burimin e tyre të informacionit.

Gazetari Armand Shkullaku thotë se ky është një vendim ekstrem, i paparë as në periudhat më të vështira të shtypit në Shqipëri.

“Ne nuk mund të punojmë në redaksinë tonë. Ne përsëri refuzuam oficerëve të policisë gjyqësore të hyjnë në zyrat tona. U thamë: nëse duan të hyjnë në zyrat tona, të shkojnë e t’I shpërthejnë. Ne vet nuk dorëzojmë materiale, sepse e quajmë këtë një dhunim të lirisë së shprehjes. I kërkuam dy ditë kohë të konsultohemi edhe ne me avokatët tanë. Vendimi i gjyqtares na duket i tepruar, sepse duket më tepër i motivuar nga urdhër nga lart se sa nga një hetim i vërtetë nga poshtë. Besojmë që në këtë rast prokuroria nuk po përdoret për qëllimin për të cilin është krijuar, po ashtu edhe Gjykata Speciale” - tha zoti Shkullaku.

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, me një përvojë 30 vjeçare në publicistikë, thotë se skandali qëndron te fakti se në vendimin e gjyqtares kërkohet ndër të tjera të tregohet edhe burimi i informacionit, por kjo nuk është e domosdoshme për zbardhjen e çështjes, sepse tani materialin e ka gjithë Shqipëria.

Hetimi, tha ai, duhet të zbulojë kush po abuzon me të dhënat private të kryeqytetasve, dhe jo se nga e siguruan lajmin gazetarët.

“Nuk kemi parë ende të pyeten nja 200 patronazhistë që u kanë dalë emrat, të cilët mund të thonë fare mirë nga i kanë marrë këto të dhëna dhe për çfarë po i përdorin. Dyshimet janë që po keqpërdoren të dhënat nga serverat e PS-së. Duket se kemi një motivim politik nga pala tjetër dhe ne jemi përgatitur. Ata le ta çojnë deri në fund e të bëjnë çfarë të duan. Ne do t’ç qëndrojmë deri në fund të vërtetës tonë dhe nuk kemi ndërmend që të nënshtrohemi nga çdo lloj presioni” - tha zoti Shkullaku.

Për këtë çështje protestoi sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili tha në një konferencë shtypi, se u bënë 7 ditë që i kërkonte prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste.

“I kërkoj Prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Zotërinj prokurorë; ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon. Përmes një hetimi pro aktiv, duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, që për mua është e zbardhur. Pasi të dhënat personale, jeta private, dhe intime e prokurorëve, gjyqtarëve dhe gjyqtareve, përveç politikanëve, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në rrezik madhor” - tha zoti Meta.

Drejtues socialistë kanë mohuar njoftimet se të dhënat që po qarkullojnë të jenë pjesë e informacioneve të tyre. Por në kollonën komente të bazës së të dhënave, të cilat "Zëri i Amerikës" i ka parë, ka përshkrime të ndryshme që lënë të kuptohet haptazi se janë bërë nga persona të angazhuar për Partinë Socialiste. Në një rast, për shembull, për një qytetar, që duket të jetë kryefamiljar, theksohet se “Duan legalizim dhe votojnë për ne” dhe shumë shënime të tjera të ngjashme.

Të këshilluara

PDK paralajmëron protesta në Kosovë

PDK-ja mendon se kryeministri Albin Kurti nuk po e drejton mirë vendin, ndaj dy muaj pas zgjedhjeve, po synon protesta kundër tij. Sekretari organizativ i PDK-s...

16:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI