Flash

Zgjedhjet, Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Lapsi.al 19 April 2021
Zgjedhjet, Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Shkëlqesinë e saj Yuri Kim.

Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA. Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.

Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimt të drogave të forta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI