Flash

Shkrimtarja Elvira Dones, pasi e ka zbuluar, bën portretin e patronazhistes së saj

Lapsi.al 19 April 2021
Shkrimtarja Elvira Dones, pasi e ka zbuluar, bën portretin e patronazhistes

Ditë pushimi është. Rri robi në shtëpi të vet, ende në pizhame. Ca metra poshtë shtëpisë kullosin ca lopë zvicerane, të bukura e të shëndetshme si mosozot.

Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes. Dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri, njëfarë Tefta Haxhiaj. Kaq di për të tnëani - kushedi ç'të tjera kanë mbi mua nëpër ato dosjet e tyre, të qëna e të paqëna.

Por këtë Teftën dua ta ndihmoj, të shkretën. Kështu që ja ca të dhëna të tjera për Teftën dhe shefat e saj.

Elvira Zija Dones, persona non grata për Rilindasit. Non grata edhe për paraardhësit e rilindasve, por kjo pak rëndësi ka. Një "qenushkë" pa zinxhirë, përkthim aktual: Kjo NUK na do! Na doli kallp, so, keep an eye on her.

Dua t'i ndihmoj: numri i këmbës 38 - rritur në vitet e fundit ngaqë E. Dones vrapon shumë kilometra çdo ditë, dhe si gjithë vrapuesve të thekur, më është rritur numri i këmbës nga 37 në 38.

Shenja të tjera të veçanta: martuar me një burrë me mjekër, gazetar zviceran, një "ujk i vjetër" që për fatin e keq të "rilindasve" lexon e kupton shqip, dhe kjo NUK "na leverdis". (Këtë po e shtoj nga xhepi, të kuptohemi: Tefta Haxhiaj nuk e ka shkruar të zezë mbi të bardhë . Por tashmë - me "fantazinë" e shkrimtares - nuk e kam të vështirë ta imagjinoj.)

Në atë vendin tonë s'ka fare nevojë që Shefi i madh të japë urdhëra; mjafton një ngritje vetulle dhe o burra t'ia kënaqim vetullën.

Shenja të tjera të veçanta të E. Dones për "patronazhisten". Tefta "shpirt", me siguri monetarisht je më e pasur se unë.

Jetoj me qera - si pjesa më e madhe e zviceranëve. All of them "total losers"...

Shenjë tjetër: jam shumë e zonja në kuzhinë. Pa bërë mendjemadhen, tiganët dhe tenxheret janë "my forte". Tefta, në këtë pikë unë të mund njëqind herë, besomë!!!

Nëse, Teftë, ke nevojë për të tjera të dhëna, jam e gatshme të t'i jap.

Nuk kam afiliacion partiak në Shqipëri. Fakti që "rilindasit" tradhtuan çdo shpresë të shqiptarëve që i votuan - in maniera plebiscitaria - në 2013, nuk do të thotë që unë respektoj apo mbështes opozitën qesharake të Lulzim Bashës&Co.

Mendoj që çdo establishment politik/qeveritar në këto tre dekada, nuk ka bërë asgjë në interes të atij populli: e ka manipuluar, shfrytëzuar, shantazhuar. Por nuk i ka shërbyer.

Pra e dashur Tefta, "patronazhistja" ime, më vjen keq për ty. Po pate hall për të tjera informacione mbi mua, t'i jap. Për shembull: borzilokut një herë në 10 ditë, kur ta ujisësh, hidhi në gotën e ujit një lugë gjelle kos. Është një fertilizator i shkëlyer.

Të këshilluara

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si g...

22:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI