Flash

Shoqatat e Gazetarëve: Veliaj të distancohet nga dhuna ndaj reporterit të Ora News

Lapsi.al 18 April 2021
Shoqatat e Gazetarëve: Veliaj të distancohet nga dhuna ndaj reporterit

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve te Shqipërisë kanë reaguar pas dhunës ndaj gazetarit të Ora News, Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit të grupit të xhirimit nga shoqërues të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë thuhet se gazetari ka pasur shenjat identifikuese të profesionit që kryen dhe është perpjekur t’i drejtojë një pyetje Veliajt, por ka ka marrë si përgjigje dhunën nga persona shoqërues të kryebashkiakut. Gazetari tha se këta persona nuk ishin shoqëruesit e zakonshëm të Veliajt dhe nuk kishin shenja identifikuese.

“Shoqata e Gazetareve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë dëojnë dhunën ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqërues të kryebashkiakut Erion Veliaj, një metodë e shëmtuar dhe e përsëritur ndaj gazetarëve të Ora News, sa herë që z.Veliaj i drejtohet një mikrofon.

Media ka të drejtën të drejtojë pyetje në emër të publikut ndërsa një zyrtar publik si kryetari i Bashkisë ka detyrimin të përgjigjet.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë i kërkojne kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të distancohet nga aktet e dhunës të shoqëruesve të tij ndaj gazetarëve dhe të respektojë punën e medias, si dimension i domosdoshëm në një shtet demokratik” – thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTE

THIRRJE Z.VELIAJ TE DISTANCOHET NGA DHUNA NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise shprehin shqetesimin per dhunen fizike te ushtruar ne Kavaje ndaj ekipit te xhirimit te TV Ora Neës, gazetarit Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit nga shoqerues te kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. Gazetari ka patur shenjat identifikuese te profesionit dhe eshte perpjekur t’i drejtoje nje pyetje kryetarit te bashkise Tirane.

Ky veprim normal i gazetarit ka marre si pergjigje dhunen nga persona shoqerues te Veliajt, qe sipas gazetarit Sharka nuk ishin shoqeruesit e zakonshem apo me shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise denojne dhunen ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqerues te kryebashkiakut Erion Veliaj, nje metode e shemtuar dhe e perseritur ndaj gazetareve te Ora Neës, sa here qe z.Veliaj i drejtohet nje mikrofon.

Media ka te drejten te drejtoje pyetje ne emer te publikut ndersa nje zyrtar publik si kryetari i Bashksie ka detyrimin te pergjigjet.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise i kerkojne kryetarit te bashkise Erion Veliaj, te distancohet nga aktet e dhunes te shoqeruesve te tij ndaj gazetareve dhe te respektoje punen e medias, si dimension i domosdoshem ne nje shtet demokratik. #MosPrekGazetaret

Të këshilluara

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si g...

22:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI