Flash

VIDEO/ Turma e Veliajt sulmon fizikisht gazetarin e Ora News në Kavajë

Lapsi.al 18 April 2021
VIDEO/ Turma e Veliajt sulmon fizikisht gazetarin e Ora News në Kavajë

Një takim elektoral i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Kavajë u shndërrua në akte të mirëfillta dhune ndaj grupit të xhirimit të Ora News dhe gazetarit Ronaldo Sharka.

“Unë isha me mikrofon, me badge, me logo, lehtësisht i identifikueshëm dhe i drejtohem zotit Veliajt, siç i tregohemi zakonisht, për pyetje të opinionit publik, por situata ishte shumë e rëndë dhe aty kuptova që diçka nuk shkonte.

Nuk ishin truprojat e Veliajt, truprojat e bashkisë që e mbrojnë atë nga mediat. Kjo është bërë normale tashmë për mua dhe kolegë të tjerë. Por ishin njerëz që unë nuk i kisha parë kurrë. Nuk kishin badge identifikuese, nuk ishin policë, nuk ishin security.

Pasi Veliaj mbaroi aktivitetin e tij, e prita. Bodyguardët e tij stepen dhe janë sërish këta njerëz që unë uroj policia të marrë masa, ti identifikojë. Njerëzit që më dhunojnë mua, operatorin dhe shoferin e Ora News. Unë nuk e di kush i ka organizuar këta të rinj” – tha gazetari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI