Flash

Gazeta zviceriane gozhdon Ramën, e krahason me Enver Hoxhën

Lapsi.al 18 April 2021
Gazeta zviceriane gozhdon Ramën, e krahason me Enver Hoxhën

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” disa ditë para zgjedhjeve i kushtoi një artikull kryeministrit Edi Rama, për mënyrën se si shihej si një fener shprese dhe tani ai po lufton fort për tu rizgjedhur.

Si është duke luftuar Edi Rama për të mbajtur pushtetin, pavarësisht sjelljes së tij autoritariste, agresive, vetë-përmbushur (kënaqur), seksiste.

Artikulli përmend edhe fyerjen ndaj ish-deputetes së PD, Grida Duma duke postuar një foto të shtrembëruar të saj dhe më pas duke pretenduar se ai nuk ishte në dijeni për gabimin e tij vulgar.

Artikulli më pas përshkruan se si dikur u përpoq të luftonte nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, përpjekjen për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore duke i befasuar vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian, të cilët e konsideronin si njeri të lirisë dhe Perëndimit.

Artikulli krahason Edi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, se si çdo politikan i suksesshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një periudhe të shkurtër kohe. Sepse Rama gjithashtu përdor frikën si mjetin më të rëndësishëm në politikë. Edhe pasi më shumë se 30 vjet, nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin të drejtën e lirisë. Në funksion të agresivitetit të ligjërimit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Më pas përmendet skandali i të dhënave për 910,000 votuesve të qarkut të Tiranës, duke e barazuar atë me një sistem patronimi dhe kontrolli komunist. Një krahasim me periudhën komuniste bëhet gjithashtu në kontekstin e marrjes nën kontroll të mediave dhe të industrive që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë, duke vërejtur se vetëm disa oligarkë marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen - qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve.

Artikulli flet gjithashtu për krimin e organizuar, sesi partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar në dhjetë vitet e fundit dhe sa shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme. Partnerët kryesorë të Ramës janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti turk Tajip Erdogan.

Artikulli mbyllet duke krahasuar përsëri Kryeministrin Rama me ish-diktatorin Hoxha, një njeri i zymtë, i padobishëm, ish besues ndaj institutioneve shtetërore. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI