Flash

Rama sqaron fluturimin nga Rinasi në Kukës, pse avionët nuk ulen dot te aeroporti i ri

Lapsi.al 18 April 2021
Rama sqaron fluturimin nga Rinasi në Kukës, pse avionët nuk ulen

Edi Rama sqaroi fluturimin e sotëm me "Air Albania" me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës.

Rama thotë se çdo aeroport operacion fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë.

Sipas kryeministrit, ka një intersim të lartë të kompanive për të patur fluturime nga aeroporti i ri në Kukës.

"Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse sipas rregullave çdo aeroport operacional nis si lokal, dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. Pasi bëhet certifikimi, këto javë do bëhet marrëveshjet, ka interes të madh. Do i japë mundësi gjithë kësaj zone, jo vetëm të Shqipërisë, atëhere menjëherë do fillojë një lëvizje që do shkojë duke u rritur.

Shumë njerëz thonë çna duhen aeroportet, për ata që bëjnë xhiro, kanë lekë. Shqiptarët janë ndër popujt më të lëvizshëm për hyrje-dalje, për frymë. Jo vetëm kaq, ata që flasin për aeroportet si për luks, aeroportet janë fabrika buke, siç nuk i imagjinojnë ata që.

Ka ca të tjerë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte. Kroacia është 4 milion, ka 9. Kroacia është fuqia e 7 e botës në turizëm.

Ka 9 porta nga qielli, shfrytëzon gjithë territorin e vet. Ju plotëson një kusht të rëndësishëm, atyre turistëve të cilët kur vijnë nga ajri, shpenzojnë më shumë edhe kur vijnë në tokë. Të ndalojnë në një pikë jo më të largët se 40-45 minuta nga aeroporti.

Nga ana tjetër ajo që ndodh, rritja eksponenciale e atyre që hyjnë përmes shumë portave, kërkon një rritje të atyre që i presin. Të numrit të atyre që punojnë në këtë sektor të mikpritjes që quhet turizëm."- u shpreh Rama nga aeroporti i Kukësit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI