Flash

Basha në Vorë: Mafia vodhi pronat e shqiptarëve me procesin e rindërtimit

Lapsi.al 18 April 2021
Basha në Vorë: Mafia vodhi pronat e shqiptarëve me procesin e

Vora ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve, Basha tha se “Aleanca për Ndryshim” do t’i fitojë zgjedhjet pas dështimit të 8 viteve të Ramës.

“Shikoni si e kanë katandisur Vorës, shikoni si kanë katandisur fermerët, shikoni sa të pashpirt që janë edhe me ata që humbën strehën mbi kokë prej tërmetit. 8 vite dështime, 8 vite premtime të pa mbajtura dhe tani merr guximin të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Përgjigja e shqiptarëve në çdo shesh është e qartë. Ai që nuk bëri dot asgjë për 8 vite nuk bën dot asgjë për 4 vite të tjera” – tha Basha.

Basha tha se ka plan të qartë për premtimet që bën duke mos i kursyer akuzat për qeverinë e PS.

“Plani ynë dhe ekipi ynë i mrekullueshëm nuk do të sjellë mrekulli, por do të sjellë gjera normale, duke filluar me fytyrën njerëzore të politikës, duke i dhënë fund masave çnjerëzore. A nuk është çnjerëzore t’i marrësh çdo familje 28 mijë deri në 30 mijë lekë në muaj me atë marrëveshjen e famshme të OSHEE-së dhe pastaj me ato lekë ta blesh 1000 dollarë biftekun te Nusret-i?!

A nuk është çnjerëzore t’i lesh njerëzit në errësirë sepse nuk paguajnë dot faturat e rritura të dritave kur 8 vjet premtove se do ta ulësh çmimin?! A ka fjalë tjetër përveçse dështim për një njeri që popullit më të varfëruar këto 8 vite ja ka çuar çmimin e naftës të 3-in më të lartin në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Kjo nuk është qeverisje, ky është poshtërim, ky është varfërim, ky është dështim” – tha Basha.

Një tjetër moment ishte rindërtimi pas tërmetit të 2019-ës që preku ndjeshëm Vorën ku Basha bëri akuza për vjedhje të pronës së shqiptarëve.

“Të bëjmë të mundur që edhe dështimi i fundit i tij, ai i rindërtimit ku i ndau 5 të nënës dhe 95 të njerkës. Ky dështim që i la shqiptarët 2 dimra në çadra të marri fund me 25 prill dhe unë zotohem sot para banorëve të Vorës dhe të gjithë zonave të tjera të dëmtuara nga tërmeti se me 25 prill duke votuar për ndryshimin, ju do të votoni jo vetëm për një kryeministër të të gjithë shqiptarëve dhe një qeveri të njerëzve por dhe për vlerësimin e drejtë me transparencë, pa ia ngrënë hakun askujt, dhe rindërtimin e shpejtë, rindërtimin dhe kompensimin financiar për të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti.

Do ti japim fund kësisoj mafies të truallit, mafies së tokave që bashkë me kryeministrin në ikje kanë bërë skema të grabitjes së trojeve nga Vora në Kombinat, nga Durrësi në mes të Tiranës me aferat, me shkollat. Prandaj paratë e taksapaguesve europian nuk mbërrijnë tek njerëzit, prandaj dera e Europës mbetet e mbyllur për ne, por jo për gjatë. 8 vite janë shumë. Nuk mund të dështosh për 8 vite dhe të kërkosh edhe 4 vite të tjera” – premtoi Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI