Flash

Vuçiç foli si mbështetës i Ramës/ Berisha: Ndërhyrje dëshpëruese për të mbrojtur argatin e tij në Tiranë

Lapsi.al 19 April 2021
Vuçiç foli si mbështetës i Ramës/ Berisha:

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së presidentit Serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se pas Lulzim Bashës qëndronte Sali Berisha.

Lexo më tej: Vuçiç flet si Rama: Pas Bashës qëndron Berisha që kërkon Shqipërinë Etnike 

Presidenca reagon pas deklaratës së Vuçiç: Rama dihet se kukull e kujt është 

Berisha e konsideron këtë si një ndërhyrje dëshpëruese nga Vuçiç për të mbështetur kryeministrin aktual Edi Rama.

Ai shton se ndër të tjera Aleksandër Vuçiç ka angazhuar ekipe të fshehta me në krye Baton Haxhiun për të ndihmuar Edi Ramën në fushatën elektorale.

“Miq, qe ne fillim te fushates elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhise, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas ne kundershtim me rregullat dhe ligjet nderkombetare mjete financiare, ekipe te tera manipuluese ne mediat sociale, Baton Stanishiqin, keshilltar dhe kompanine e tij te polleve dhe resurse te tjera ne mbeshtetje te argatit te tij ne Tirane, Edvin Kristaq Rames apo Zografit Bis”- shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi: 

Nderhyrje deshperuese e serbomadhit Vuçiç per fatin e argatit te tij ne Tirane.

Per Edi Ramen kambanar po bien ne te kater anet.

Miq, qe ne fillim te fushates elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhise, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas ne kundershtim me rregullat dhe ligjet nderkombetare mjete financiare, ekipe te tera manipuluese ne mediat sociale, Baton Stanishiqin, keshilltar dhe kompanine e tij te polleve dhe resurse te tjera ne mbeshtetje te argatit te tij ne Tirane, Edvin Kristaq Rames apo Zografit Bis.

Dy ditet e fundit, pasi e pa se argati i tij ne Tirane eshte humbes i pashprese, Vuçiç me kerkese te tij perseriti akuzat banale te ish shefave te tij Sheshel dhe Nikoliç te rrezikut te rikthimit ne pushtet te PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha qe qendron pas ketij te fundit jane per Shqiperine e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet per diference midis PD dhe PS prej dy pikesh nderkohe qe kjo diference eshte aktuailsht 4 pike ne favor te PD. Miq, prapa ketyre nderhyrjeve te pashembullta ne fushate elektorale te serbomadhit Vuçiç ne favor te argatit te tij ne Tirane qendrojne:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit te Tiranes ndaj Beogradit,

b- fundi i mbeshtetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxites te Serbise se Madhe.

c-fundi i luftes se ftohte te qeverise shqiptare ndaj Prishtines zyrtare.

d- Ardhja ne pushtet e Lulzim Bashes pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ne Kosove, pra e nje gjenerate te re politikanesh per kombin shqiptar, shenon nje epersi te madhe politike, diplomatike dhe imazhi ne rrafshin nderkombetar per te dy vendet krahasuar me udheheqjen arkaike qe ai perfaqeson ne Beograd dhe qe argati i tij perfaqesonte ne Tirane.

Se fundi, serbomadhi Vuçiç qe citon si papagall tezat e argatit te tij ne Tirane, duke thene se prapa Bashes qendron Berisha, ka nje problem te madh personal me Bashen. Ai i trembet shume kontributit direkt te Bashes si njohes i mire i dosjes se Millosheviçit ne Hage se mos Basha kryeminister mbeshtet nismen tashme publike te nisur nga disa politikane te njohur perendimore per ngritjen nga drejtesia nderkombetare te akuzes per krime lufte dhe genocid kunder Aleksander Vuçiç geobelsit te Millosheviçit.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe nderhyrjen flagrante te serbomadhit Vuçiç ne fushaten elektorale ne mbestetje te argatit te tij Zografi Bis dua ta garantoj ate se me 26 prill ai dhe argati i tij do te marrin pergjigjen e hidhur dhe te merituar nga shqiptaret. sb 

Të këshilluara

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si g...

22:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI