Flash

Meta: 25 prilli referendum kundër fuks-shtetit, që hap vende pune për të rehatuar patronazhistët

Lapsi.al 19 April 2021
Meta: 25 prilli referendum kundër fuks-shtetit, që hap vende pune

metaIlir Meta shkruan në një postim në “Facebook” se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Sipas Kreut të Shtetit, “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Postimi i Metës: 

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! ??

Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.

Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.

Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. ??

Të këshilluara

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si g...

22:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI