Flash

Rama në delir: Do t'i hapim Shqipërisë 4 porta nga qielli, 4 nga deti

Lapsi.al 19 April 2021
Rama në delir: Do t'i hapim Shqipërisë 4 porta nga qielli, 4

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej këtë fillim jave në Pogradec ku ka zhvilluar një takim me qytetarë të shumtë të këtij qyteti. Nga Pogradeci kryeministri është shprehur se ky do të jetë mandati i Pogradecit.

“Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm”, tha Kryeministri, duke shtuar se këto nuk janë thjesht fjalë por janë të bazuar na projekte që janë gati.

Rama: Në Korçë kemi bërë shumë dhe do vazhdojë të bëjmë, ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit sepse tani jemi gati të bëjmë disa ndërhyrje të rëndësishme, qoftë në qytet por edhe në fshat, që lidhen me strategjinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm. Nuk janë thjesht fjalë siç janë thënë në të shkuarën nga dëshira e madhe por e bazuar në projektet që kemi gati.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama foli gjithashtu për investimet e rëndësishme në të gjithë vendin, që përfshijnë sipas tij porte dhe aeroporte.

Rama: Dje hapëm aeroportin e Kukësit për të cilin thonin se nuk do bënin, sot Shqipëria ka 2 aeroporte, jemi ende në fillim të këtij procesi, kemi një investim të rëndësishëm për aeroportin e Tiranës, o të ndërtojmë terminalin e ri të zgjerojmë pistën, që shqiptarët të vejnë dhe të vinë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë. Për pak ditë nënshkruajmë kontratën për aeroportin e Vlorës, më pas do të hapim garën për atë të Sarandës. Porti i Durrësit do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut. Brenda pak ditësh do të fillojmë hapjen e kantierit të portit të madh turistik të Durrësit.Në Sarandë ka nisur puna për portin turistik. Brenda 2023 do të nisim në portin e ri të Shëngjinit.

Kroacia ka 4 mln banorë, 9 aeroporte dhe Kroacia është fuqia e shtatë e botës në turizëm sepse ka mundësuar në çdo anë të trupit të vet të mund të zbresin turistë dhe vizitorë. Kështu e ka kthyer bukurinë e saj në industrinë më fitimprurës. Shqipëria është një vend i qëndisur nga Zoti sikur e ka bërë ditën e diel, dhe e ka qëndisur nga malet në veri dhe deri në detin e mrekullueshëm në jug. Nga lindja në perëndim.

Nëse ne do të vazhdojmë me durim dhe vendosmëri, me vullnet dhe do të vazhdojmë të ngjitemi, të jeni të bindur që vitet që kemi përpara do të jenë vitit e një transformimi epokal. Shqipëria nuk do të jetë më vendi ku njerëzit do duan të ikin, por vajza dhe djem do të kenë mundësinë e tyre të zgjedhin, por në asnjë mënyrë të ikin. Kemi mundësinë sot të kalojmë në një fazë tjetër të energjisë.

Të këshilluara

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si g...

22:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI