Flash

PDK paralajmëron protesta në Kosovë

Lapsi.al 19 April 2021
PDK paralajmëron protesta në Kosovë

PDK-ja mendon se kryeministri Albin Kurti nuk po e drejton mirë vendin, ndaj dy muaj pas zgjedhjeve, po synon protesta kundër tij. Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, thotë se partia e dytë në vend synon të rritë edhe ndikimin politik në betejat parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës, grupimi më i madh opozitar në shtetin fqinj, pritet të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, mendon se gjatë këtyre tri javëve pushtet, Kurti ka treguar se nuk është i aftë të qeverisë.

“Mungesa e programit tregon se ata janë njerëz pa përvojë politike dhe tregon që nuk kanë pasur ndonjë ndjesi për interesin e qytetarëve. Ata me një politikë kanë arritur tek fitimi i rezultatit zgjedhor duke realizuar pakënaqësinë qytetare, por nuk kanë pasur një ofertë të mirë për qytetarët dhe ajo që e kemi thënë gjatë fushatës zgjedhore po argumentohet edhe sot.”

PDK-ja sheh protestat si mundësi reagimi ndaj qeverisë, por edhe përballjen në parlament për nisma që rrezikojnë kapjen e pushteteve.

Një nga këto nisma është propozimi për të konfiskuar pasuritë e paligjshme të zyrtarëve.

“Të ruhet pavarësia e gjyqësorit, prokurorisë dhe funksionimi i institucioneve për ndarje të pushteteve për të mos kaluar në arbitraritet … dhe mos të përdorët për hakmarrje politike dhe mbylljen e gojës opozitës, shoqërisë civile dhe mediave.”

Opozita nuk e votoi Vjosa Osmanin për presidente dy javë më parë, dhe Gjoshi, si sekretar organizativ i PDK-së, thotë se partia e tij vazhdon ta konsiderojë Osmanin person përçarës dhe jo të duhurën për kreun e shtetit.

“Ne të gjithë e dimë se ajo ka qenë kundër edhe atyre që e kanë ngritur në karrierë. E ka shkatërruar edhe partinë e vet politike dhe ne nuk kemi pritur më shumë. I ka përçarë edhe qytetarët e Kosovës me deklaratat e saja nxitëse. Në gjithë karrierën e saj ka folur më shumë kundër Hashim Thaçit se ndaj Sllobodan Millosheviqit.”

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI