Flash

Vetëvendosje: Prokuroria të ndjekë ata që keqpërdorën të dhënat personale dhe jo mediat

Lapsi.al 19 April 2021
Vetëvendosje: Prokuroria të ndjekë ata që

Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri ka reaguar për skandalin e SPAK që ka kërkuar sekuestrimin e serverëve dhe aseteve të Lapsi.al duke përdorur si justifikim mosdhënien e databazës së patronazhistëve të PS. Në një deklaratë për mediat Vetvendosje thotë se prokuroria duhet të vihej pas keqpërdoruesve të të dhënave personale, e jo pas mediave që denoncuan keqpërdorimin.

“Është tejet shqetësuese se, në mes të një skandali të madh siç është ai i mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale pa pëlqimin e qindra mijëra qytetarëve, drejtësia shënjestron pikërisht denoncuesit. Kërkesat e Prokurorisë kundrejt medias “Lapsi.al” janë të papranueshme e të palejueshme. Botuesi nuk mund të cenohet për sa kohë që nuk ka shkelur asnjë parim, ligj apo normë vendase apo ndërkombëtare.

Prokuroria duhet të ishte duke u marrë me burimin e problemit, pra mbledhësin, përpiluesin përdoruesin dhe porositësin e atyre të dhënave, por assesi nuk duhet të ushtronte presion tek botuesi i lajmit që në fakt njoftoi publikun se të dhënat personale po zotërohen në mënyrë të paligjshme nga një subjekt politik.

Ne duhet ta kemi në Shqipëri sa më parë legjislacionin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë, ku saktësohet dhe paprekshmëria e mjeteve dhe e zyrave të mediave të licencuara, që ushtrojnë ligjërisht këtë profesion e mision.

Si dhe në Kodin tonë penal duhet të kufizohen kompetencat e prokurorisë lidhur me hetimet potenciale mbi publikimin e materialeve. Përjashto rastet kur në mënyrë të qartë, pa ekuivoke, botimi do të cenonte sekretin shtetëror të shpallur me vendim; të dhënat personale; do të rrezikonte jetën e dikujt apo do të ndalonte parandalimin e kryerjes së një krimi të rëndë.

Për çdo rast tjetër Prokuroria nuk ka çfarë kërkon në ambientet dhe mjetet e punës së një media të licencuar që ushtron profesionin sipas ligjeve në fuqi” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PDK paralajmëron protesta në Kosovë

PDK-ja mendon se kryeministri Albin Kurti nuk po e drejton mirë vendin, ndaj dy muaj pas zgjedhjeve, po synon protesta kundër tij. Sekretari organizativ i PDK-s...

16:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI