Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Basha: Keqqeverisja nuk ka rënduar mbi askënd më shumë se mbi supet e grave

Lapsi.al 20 April 2021
Basha: Keqqeverisja nuk ka rënduar mbi askënd më shumë se

Në takimin me gratë në Tiranë, Lulzim Basha tha se pesha e keqqeverisjes nuk ka rënduar mbi askënd më shumë se mbi supet e nënave dhe grave shqiptare.

Sipas Bashës, ankesat e grave anembanë vendit nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

Basha u shpreh se ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara.

'Të dashura zonja dhe zonjusha, të dashura nëna, bashkëshorte, vajza dhe motra. Gjatë këtyre javëve kam patur rastin të takoj shumë prej jush anembanë vendit dhe ajo që kam dëgjuar nuk ndryshon shumë nga çfarë një grua në Sarandë, një bashkëshorte në Elbasan, një sipërmarrëse në Tiranë apo në Durrës, një e papunë në Lezhë, një pedagoge në Shkodër apo një fermerë në Kukës apo në Elbasan më thotë. Jemi të braktisura e të harruara, jemi të lëna pas dore këto tetë vite.

Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra, ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës, qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën , dhimbjen, vuajtjen e sigurisë se bukës së gojës për familjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes.

Kjo do të thotë që ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për tu larguar nga vatrat e tyre. Të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin.

Kush më shumë e ka vuajtur këto tetë vite dështimi përdorje si fasadë, si numër për të mbuluar dështimet e burrit? Kush nga ju nuk e di, që një nga problemet kronike të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç është dhuna në familje, i ka rrënjët tek varfëria, i ka rrënjët tek dështimi ekonomik, i ka rrënjët tek papunësia që sjell pastaj të gjitha problemet e tjera sociale. 8 vite të mbushura me dështime, nuk kanë rënduar askënd, më shumë se sa gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju”, u shpreh mes të tjerash Basha, i cili shtoi se në fokus të qeverisjes së tij do të jenë gratë dhe vajzat.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43