
Kompania 'Sekilda' sh.p.k. dhe pronari i saj, Seferin Lazeraj, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit për evazion fiskal, në një çështje që lidhet me shmangien e detyrimeve tatimore në vlerën e rreth 1 milion eurove. Nga hetimet rezulton se gjatë viteve 2017-2018, kompania nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631 lekë për vitin 2017, si dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes.
Detyrimi tatimor i shmangur llogaritet në 48.834.581 lekë, ku 46.695.471 lekë i përkasin TVSH-së për vitin 2017 dhe 2.139.110 lekë TVSH-së për vitin 2018. Ndërkohë, detyrimi i përgjithshëm i kompanisë ndaj buxhetit të shtetit, duke përfshirë gjobat dhe interesat, arrin në 112.604.938 lekë.