Flash

Rama: Të dhënat e qytetarëve i nxorrën Saliu dhe Meta

Lapsi.al 20 April 2021
Rama: Të dhënat e qytetarëve i nxorrën Saliu dhe Meta

Edi Rama deklaroi sot se të dhënat e qytetarëve janë nxjerrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 5 në kryeqytet, kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve që i kanë dalë të dhënat që mos të shqetësohen, pasi karta aktuale e ID nuk është ajo që do të jetë në të ardhmen.

Rama u shpreh krenar për patronazhistët, për të cilët dhe se pa ta PS nuk do të ishte kjo që është.

“Kanë ngritur një akuza dhe ti çojnë te organet e hetimit ato USB-të. Unë e di se pse nuk i çojnë, sepse të tëra ato që dalin rrugëve janë të dhëna të gatuara tjetër kund. Ketë e di cdo patronazhist i PS. Unë e pohoj me krenari të madhe, që kjo parti nuk do ishte pa patronazhistët kjo që është sot, sic nuk do ishte pa patronazhistët cdo parti e madhe evropiane.

Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Gonxhes, jam krenar për patronazhistët e PS, jam krenarë për ata që ndihmojnë deputetet, ndihmojnë kryetarët e bashkisë që të dinë cfarë halli ka mnjërei dhe ka tjetri. Kët ajanë urat tona të panumërta me njerëzit.

Ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID, por ama ID ishin rrugëve

Ju them të gjithëve sa mos e çani kokën fare, jo ju, por i them të gjithë atyre që ndihen të sikletosur që i ka dalë numri. Cili numër? Atë numër e lini kudo në shërbime të caktuara. Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen karta e plotë e identitetit, siç e ka gjithë botë e civilizuar që ka brenda të dhëna për shëndetin, për sigurimet e tua dhe që është e jotja dhe nuk e luan topi.

Prandaj ju them njerëzve që kjo është bërë nga Ilir Meta, se bashku me syrin dhe veshin dhe së bashku me Saliun dhe Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizuese siç ishte meta bashkë me Saliun, pas marrjes peng të aeroportit të Tiranës”, tha ndër të tjera Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI