Flash

The Weeknd dhe Ariana Grande drejt një bashkëpunimi

Lapsi.al 20 April 2021
The Weeknd dhe Ariana Grande drejt një bashkëpunimi

Vetëm 2 muaj pas performancës shpërthyese në “Super Bowl”, The Weeknd i ka bërë të gjithë të flasin sërish për të për shkak të një postimi në Instagram. Këngëtari ka publikuar në këtë rrjet social një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet duke kënduar Ariana Grande. Në fakt ajo nuk këndon një këngë të panjohur, por “Save your tears” të The Weeknd.

Këngëtari nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por vetëm ka etiketuar në postim Ariana Grande-n. Kjo e fundit po ashtu ka publikuar të njëjtën gjë në adresën e saj. Pas këtyre postimeve, fansat e dy artistëve kanë nisur të dyshojnë se ata kanë bashkuar forcat për një remix të këngës “Save your tears”.

Në fakt është e lehtë të kuptohet se përse fansat e Ariana-s dhe The Weeknd janë kaq të entuziamuar për këtë lajm. Në vitin 2014-të këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Love me harder”, për albumin “My everything” të Grande-s. Kjo këngë arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke thyer rekorde shikueshmërie për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI