Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, foli për hapjen e kutive të votimit të 25 prillit, nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga një subjekt politik.
Në një konferencë me gazetarët, Celibashi u shpreh se kushdo që do të kërkojë hapjen e kutive, KQZ do t’i hapë dhe do të bëjë vlerësimin e tyre.
Sipas Celibashit, nëse rezultati i këtyre fletëve nuk do të jetë i njëjtë me atë të dalë më parë, do të përballen me sanksione të rënda 1 deri në 7 vite burg përgjegjësit.