Flash

Basha në Kavajë: Paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale

Lapsi.al 20 April 2021
Basha në Kavajë: Paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga Kavaja se paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale si sulmi i djeshëm në selinë e PD ku u plagos sekretari.

Basha ka kërkuar nga qytetarët e Kavajës që të dielën të dalin masivisht në votime, dhe të votojnë numrin 9.

Ai shton se Kavaja ashtu siç i priu varganit të demokracisë, kësaj radhe së bashku të bëhet i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

"E dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjysheve, e shoh në sytë e tëinjve të Kavajës, ndryshimi shtë i pandalshëm. Fitorja është në mesin tuaj, në mesin tonë.

”E dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjysheve, e shoh në sytë e tëinjve të Kavajës, ndryshimi shtë i pandalshëm,. Fitorja është në mesin tuaj, në mesin tonë.

Vëllezër e motra, ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me radhë nuk bëri gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare. Një njeri që 8 vite me radhë pati gjithë pushtetet e dështoi, s’mundet kurrë në asnjë forme, mënyrë të ndalë uraganin e shpresës.

Të gjithë e dinë se vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqënien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin për demokraci. Ne me fuqinë e bashkimit, me ndihmë e zotit do e bëjmë realitet, duke nisur nga fitorja më 25 prill.

Nuk ka familje shqiptare që nuk e di, se pas 8 vitesh dështime, edhe 4 orë janë shumë për njeriun që premtoi për 8 vite e s’bëri asgjë. S;ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve diktatoriale.

Ndaj shqiptarëve anë e mbanë e kuptojnë se do i japin përgjigje pyetjes, edhe 4 vite të tjera si 8 vitet e shkuara, të izoluar nga BE, me të rinjtë që largohen, me nëna e baballarë me zemra të çara, ekonomi të përçarë, apo bashkë për ndryshim që Shqipëria e Kavaja të fitojë, çdo familje të fitojë.

Kjo është zgjedhja para nesh. Ndaj dua t’ju pyes, nëse Shqipëria të ecë përpara, atëhere ditën e dielë masivisht në kutitë e votimit, votojmë numrin 9.

Për nënat që na rritën me sakrifica, që djemtë e Kavajës, djemtë e mrekullueshëm të Kavajës,të rrinë e punojnë këtu, votojnë numrin 9.

Për Kavajën e shpresës, punësimit, mirëqenies së fermerëve, turizmit, votojmë numrin 9.

Për të hapur rrugën europiane, votojmë numrin 9.

Për të bërë të mundur që Shqipëria e shqiptarët si atëhere kur Kavaja i priu varganit të demokracisë, bashkë vëllezër e motra, të gjithë bashkë të çojmë vendin anëtar të BE, me dinjitet, demokraci, votojmë numrin 9. Cilin? Edhe njëherë? 9 për ndryshimin, bashkë për ndryshimin, Kavaja fiton, Shqipëria fiton.”- tha Basha.

 

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e t...

07:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI