Flash

PD i përgjigjet Ramës duke postuar fotot: Të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit janë njerëzit e tu

Lapsi.al 20 April 2021
PD i përgjigjet Ramës duke postuar fotot: Të gjitha faktet

Partia Demokratike me anë të një reagimi për mediat i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur një anëtarë i PD-së në zyrat e kësaj partie. Më herët gjatë ditës së dotme, kreu i qeverisë Rama tha se autorët e plagosjes së aktivistit të PD, Bledar Okshtuni, nuk janë të Partisë Socialiste, por sipas tij janë militantë të PD.

Ndërkohë nga ana tjetër sipas PD, Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma. Lidhur me këtë ngjarje, Partia Demokratike publikoi një foto, ku autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, janë në një tryezë, duke ngrënë drekë, me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian Krali. Ndër të tjera në reagimin  e PD thuhet se ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do të humb zgjedhjet.

"Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e t...

07:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI