Flash

Basha me përfaqësuesit gjermanë: Sjellim investime të huaja, hapim vende të reja pune me paga të larta

Lapsi.al 20 April 2021
Basha me përfaqësuesit gjermanë: Sjellim investime të huaja,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim online me përfaqësues të instituteve të formimit dhe trajtimit profesional në Gjermani. Në këtë takim virtual, Basha theksoi se trajnimi dhe kualifikimi i të rinjve shqiptarë është i rëndësishëm për tregun europian.

Basha ka shprehur synimet e tij për të nxitur e adoptuar modelin gjerman të trajnimit dual, reformën në arsimin universitar, frenimin e emigrimit masiv të të rinjve apo thithjen e investimeve të huaja. Kryedemokrati tha se qeveria e ardhshme do të vendos një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin." tha Basha.

Përfaqësuesit gjermanë Lutter dhe Wittberg kanë vlerësuar idetë e Bashës, duke e garantuar se gjatë qeverisjes së PD në Shqipëri të ketë një sistem ekselent, të suksesshëm të këtij formimi profesional.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e t...

07:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI