Flash

Presidenti Meta viziton të plagosurin në Kavajë: Prokuroria të zbardhë këtë krim zgjedhor

Lapsi.al 20 April 2021
Presidenti Meta viziton të plagosurin në Kavajë: Prokuroria

Pasi shkoi në zyrën e Partisë Demokratike në Kavajë, pas ngjarjes së rëndë ku u përdorën dhe armët, presidenti Ilir Meta vizitoi rreth mesnatës të plagosurin Bledar Okshtuni në ambientet e spitalit. Kreu i Shtetit i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ky krim zgjedhor të hetohet me shpejtësi dhe autorët të vendosen përpara drejtësisë.

“Nuk mund të mos vizitoja në spitalin e Durrësit aktivistin e Partisë Demokratike, z.Bledar Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë. I urova shërim sa më të shpejtë, si dhe i shpreha nënës dhe familjarëve të tij të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time. I falënderova mjekët e Durrësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e dëshmuar, që Bledari të ketë tashmë një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

U bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë, që ky krim i shëmtuar zgjedhor të hetohet me shpejtësi, si dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë dhe të dalin para drejtësisë.”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e t...

07:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI