Flash

Plagosja në Kavajë/ Rama: Autori nuk ka lidhje me PS, Lulëzim ndahu nga Meta e Berisha

Lapsi.al 20 April 2021
Plagosja në Kavajë/ Rama: Autori nuk ka lidhje me PS, Lulëzim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se, sipas tij, është shumë e qartë që ngjarja nuk ka asnjë motiv politik.

Rama thotë se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste. Kryeministri Rama vijon më tej se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë gjithë ditës së martë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në terrenet e t...

07:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI